Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Apel për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 22 dhjetor 2014 Policia e Kosovës vlerëson se nga aspekti i rendit dhe sigurisë publike, përmbyllja e këtij fund-viti dhe fillimi sa më i mbarë i vitit të ri 2015, është prioritet yni dhe kjo mund të arrihet vetëm me një përkushtim dhe vigjilencë të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të vendit tonë. Policia e Kosovës për festat e fund-vitit ka përgatitur planin operativ “Fund-viti 2014”, për të ofruar siguri, rend dhe qetësi publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Qëllimi i këtij planifikimi dhe angazhimi të Policisë së Kosovës, është ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale. Po ashtu pjesë e planit është edhe shtimi i prezencës policore në komunikacionin rrugor si dhe shtimi i prezencës dhe vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme ku do të mbahen organizime festive. Me qëllim të parandalimit të incidenteve të mundshme Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët e vendit, që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit rrugor, të respektojnë shenjat e trafikut, të ju përmbahen kushteve të rrugës si dhe të mos drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit. Po ashtu PK-ja me theks të veçantë apelon tek ç’do prind që të jenë më të kujdesshëm dhe më vigjilentë në parandalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike nga fëmijët, me qëllim të shmangies së rrezikut që mund të shkaktojnë mjetet plasëse, fishekzjarrët ku si pasojë e mospërdorimit adekuat të tyre vite më parë janë evidentuar incidente me pasoja të rënda. Në të kundërtën Policia e Kosovës do të ndërmarr të gjitha veprimet e menjëhershme ligjore kudo që vëren se janë përdorur armë apo mjete tjera të kundërligjshme gjatë festimeve të fundvitit. Me respekt, 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje