Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

APEL PËR SIGURI MË TË SHTUAR NË TRAFIK PËR SHKAK TË TË RESHURAVE TË BORËS SI DHE INFORMACIONE MBI GJENDJEN E RRUGEVE

Prishtinë 5 janar 2015, ora 09:00Si vazhdimësi e Apeleve të pandërprera nga Policia e Kosovës të cilat kanë për qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimit të aksidenteve për shkak të të reshurava të borës në vendin tonë, ju informojmë se Policia e Kosovës me njësitet e saj vazhdon me masa shtesë për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugore. Policia e Kosovës përmes planeve konkrete ka të caktuara njësi policore të komunikacionit rrugor, të cilat do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme në rrugët urbane dhe në ato rajonale, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut.Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve, sepse tani të reshurat ndikojnë në zvogëlimin e dukshmërisë në rrugë, ku në disa akse rrugore mund të paraqiten vështirësi në qarkullimin rrugor e sidomos në orët e vona dhe ato të hershme ku mund të paraqiten edhe ngrica.Me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës vazhdon të apeloj tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të posedojnë pajisjet e nevojshme dimërore, të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.Në të kundërtën Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët, opinionin e gjerë se do të ndërmarrë masa ndëshkuese dhe do të jetë më rigoroze ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik, parandalimit të aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale.Gjendja momentale e rrugëve rajonale, magjistrale dhe ato urbane në të gjitha rajonet, në aspektin e përgjithshëm vlerësohen të kalueshme, por në disa akse janë paraqitur vështirësi për qarkullim andaj kërkohet dhe njëherit apelohet për kujdes më të shtuar.Po ashtu rrugët të cilat vlerësohen të vështirësuara për qarkullim janë rrugët në zona të thella malore dhe në fshatra, duke përfshirë edhe rrugët në vijim;Rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është e kalueshme për automjete të lehta, por pajisjet dimërore janë të domosdoshme, kurse kalimi për automjete të renda është momentalisht i pa kaluar.Rruga rajonale Prishtinë -Mutivodë është e vështirësuar, por e kalueshme.Mitrovice Veri – rrugët rajonale dhe lokale janë të kalueshme por të vështirësuara. Gjilan -Muqibabë e kalueshme, por e vështirësuar dhe Gjilan -Novobërdë po ashtu e kalueshme por e vështirësuar.Ndërsa sa i përket gjendjes se pritjeve në disa pikë kalime kufitare (PKK) që lidhin Republikën e Kosovës me atë të Serbisë gjendja tani në mëngjes është si në vijim;PKK-Merdare kolona e automjeteve është rreth 300 m, ndërsa pritja është përafërsisht më pak se 1-orë.PKK-Dheu Bardhë kolona po ashtu është rreth 300m , ndërsa pritja rreth më pak se një ore1 orë.Ndërsa në pikat tjera kufitare nuk ka pritje fare.Me respekt,Zyra për Informim e Policisë së KosovësDPP-Prishtinë,  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje