Me datën 31.01.2022 rreth orës 13:20 Policia në Prizren kishte pranuar një informatë se në fshatin Caparc, Komuna e Prizrenit personi B S mashkull/ kosovar (viti i lindjes 1954), kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes se tije, si dhe i ka dëbuar anëtarët e familjes nga shtëpia e tyre e banimit..
Reagimi policor ishte i menjëhershëm në lidhje me këtë rast, ku zyrtarët policor janë dal në vendin e ngjarjes dhe janë marr me rastin.
Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe Prokurori për Krimeve të rënda, dhe me urdhër të tij është bastisur shtëpia e të dyshuarit. Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• Pistolet Serik H197026
• Pushkë gjueti Nr. Serik 15-0159
• Pushkë ajore Serik18K00663 si dhe
• 196 fishek te llojeve dhe kalibër te ndryshëm
Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit ndalet për 48 orë për procedura të mëtejme.