Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Apel nga Policia e Kosovës (Nr.3) – Linku: http://www.kosovopolice.com/?page=1,49,168

 Prishtinë, 28 prill 2014-Si vazhdimësi e Apeleve të pandërprera nga Policia e Kosovës të cilat kanë për qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimit të aksidenteve si dhe nisur nga rrethanat e ndryshimit të motit në vendin tonë, ju informojmë se Policia e Kosovës me njësitet e saj ka marrë masa me kohë për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugore. Policia e Kosovës përmes planeve konkrete ka caktuar njësi policore të komunikacionit rrugor, të cilat do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme në rrugët urbane dhe në ato rajonale, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut.Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke përfshirë këmbësorët, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve.Me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës vazhdon të apeloj tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.Në të kundërtën Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët, opinionin e gjerë se do të ndërmarrë masa ndëshkuese dhe do të jetë më rigoroze ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, duke përfshirë edhe këmbësorët, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale, pasi që shifrat e aksidenteve të tilla janë shqetësuese dhe shumë brengosëse edhe për vetë Policinë e Kosovës. Në vijim keni video-linkun e Apelit të PK-së. http://www.kosovopolice.com/?page=1,49,168Të njejtin Apel mund ta merrni edhe në CD-kopje në Zyrën për Informim të PK-së DPP.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje