Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Apel nga Policia e Kosovës

Prishtinë 26 janar 2014,
Me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik, si dhe nisur nga rrethanat e ndryshimit të mundshëm të motit në vendin tonë, Policia e Kosovës me njësitet e saj ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugore. Policia e Kosovës në akset rrugore ka caktuar Njësite Policore të Komunikacionit Rrugor, të cilat do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për pajisjen e automjeteve me goma dimërore , zinxhirë për goma, si dhe për respektimin e normave të shpejtësisë së lejuar dhe përshtatja e kushteve të rrugës, gjithashtu edhe ndërmarrjen e masave preventive ndaj shoferëve të cilët janë të obliguar për përdorimin e dritave për ndriçimin e rrugës dhe dritat e mjegullës në rastet e zvogëlimit të dukshmërisë së rrugës. Policia e Kosovës kërkon nga drejtuesit e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor, t’u përshtaten kushteve atmosferike si dhe në rast nevoje të përdorin zinxhirët gjatë lëvizjes në akset rrugore ku bora dhe ngricat mund të janë të pranishme, e sidomos në orët e vona kur temperaturat mund te jenë të ulëta e të paraqiten ngrica. Me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje