Policia rajonale e Ferizajt ka marrë masat e nevojshme dhe ka angazhuar personel të mjaftueshëm në menaxhimin e rasteve të zjarreve në rajonin të Ferizajt.
Policia Rajonale e Ferizajt po angazhohet me përkushtim në parandalimin e zjarreve, duke koordinuar aktivitetet me institucionet lokale dhe agjencionet tjera përkatëse.
Aktualisht në rajonin e Ferizajt nuk kemi asnjë vatër, apo lokalitet të përfshirë nga zjarret, por policia apelon tek qytetarët të kenë kujdes në përhapjen e zjarreve, të mos i djegin hapësirat fushore dhe pyjet .
Policia do të jetë e pakompromis ndaj të gjithë atyre që më qëllim shkaktojnë zjarrëvënie. Do të ndjekë penalisht të gjithë personat/individët që shkaktojnë zjarrvënie të qëllimshme, apo si pasojë e neglizhencës së tyre ndodhin zjarret.
Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin që kanë me policinë dhe ftojmë qytetarët, saherë që kanë informacione rreth atyre personave që me dashje shkaktojnë zajrrëvënie të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406
Policia do të reagojë menjëherë dhe se të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.