Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Antidroga e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës konfiskon 31kg substancë të dyshuar narkotike dhe vë në pranga dy persona të dyshuar për blerje, posedim apo shpërndarje të paautorizuar të saj

Prishtinë, 18 gusht 2021
Policia e Kosovës në luftën e saj për identifikimin dhe parandalimin e dukurisë së posedimit, përdorimit apo shitblerjes së substancave narkotike, përmes zyrtarëve policor të anti-drogës ka realizuar dje një operacion policor me ç ‘rast janë arrestuar dy (2) persona të dyshuar dhe janë konfiskuar (31 kg) tridhjetë e një kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Operacioni policor është ndërmarr dje me datë 17.08.2021, në Komoran të Drenasit, pas pranimit të informacioneve dhe hetimeve të zhvilluara nga njësia rajonale e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotik në Prishtinë, në konsultim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Në këtë operacion është konfiskuar vetura Passat me targa vendore pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, në të cilën janë gjet dhe konfiskuar dy thasë të mbushur me 31 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Po ashtu është konfiskuar edhe vetura ( me targa të Shqipërisë) e personit të dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë, dy telefona celularë, para: 1050 euro dhe 13500 lekë.
Me urdhër të prokurorisë është realizuar edhe një bastisje në lokacionin e të dyshuarit mashkull kosovar të sipër cekur në rast dhe është sekuestruar edhe një veturë tjetër ( e tretë) në të cilën janë gjetur mbetje të vogla të substancave narkotike.
Personat e arrestuar nga Policia e Kosovës me vendim të Prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje