Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Antidroga e Policisë në Gjakovë arreston një person të dyshuar për kultivim droge

Prishtinë, 14 shtator 2022
Sot më datë 14.09.2022, në fshatin Rracaj në Gjakovë, antidroga e Policisë së Kosovës në Gjakovë, të asistuar nga Njësia për Reagim të Shpejtë dhe Njësia e Krim Teknikës Rajonale pranë drejtorisë rajonale në Gjakovë, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ku me këtë rast janë kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse, në pronësi dhe shfrytëzim nga një person i dyshuar mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në oborrin e tij, përkatësisht tek ara me misër janë gjetur të kultivuara tridhjetë e tri (33) bimë narkotike të llojit kanabist sativa me gjatësi prej 190 cm deri 290 cm. Po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provës materiale dëshmitë si në vijim:
• Dëshmia D#1 – Një sasi e substancës narkotike e dyshuar si marihuanë, e cila ishte duke u terur me peshë rreth 448 gram,
• Dëshmia D#2 – Një qese najloni e mbushur me substancë narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë rreth 112 gram, e cila është gjetur në veturën e të dyshuarit,
• Dëshmia D#3 – Një peshore elektronike,
• Dëshmia D#4 – Mostër nga bima e dyshuar narkotike dhe
• Dëshmia D#5 – Mostër nga bima e dyshuar narkotike.
Lidhur me këtë është arrestuar i dyshuari i cili ka kultivuar bimët narkotike. Bimët narkotike janë tërhequr dhe asgjësuar përmes djegies.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kompetent në Gjakovë, dhe ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” sipas kodit penal të RKS-së, ndërsa personi i dyshuar ndalohet për 48 orë, për procedure të mëtejme ligjore.
TEH Anti-drug unit in Kosovo Police in Gjakova arrests one person suspected of cultivating drugs
Prishtina, 14th of September 2022
On 14.09.2022, in the village of Rracaj Gjakovë, the anti-drug unit of Kosovo Police in Gjakova, assisted by the Fast Intervention Unit and the Regional Forensics Unit at the regional directorate in Gjakovë, implemented the order of the Basic Court in Gjakova, Department for Serious Crimes. In this occasion the house and accompanying facilities, owned and used by a suspected male Kosovar person, were searched. During the control in his yard, namely in the corn field, thirty-three (33) narcotic plants of the cannabis sativa type with a length of 190 cm to 290 cm were found. Also, during the inspection, the following evidence were found and confiscated as material evidence:
• Evidence D#1 – An amount of narcotic substance suspected to be marijuana, which was in the process of drying weighing approximately 448 grams,
• Evidence D#2 – A plastic bag filled with a narcotic substance suspected to be marijuana weighing about 112 grams, which was found in the suspect’s car,
• Evidence D#3 – An electronic scale,
• Evidence D#4 – Sample from suspected narcotic plant and
• Evidence D#5 – Sample from suspected narcotic plant.
Related to this, the suspect who cultivated the narcotic plants was arrested. Narcotic plants were destroyed through burning.
Related to this case, the competent Prosecutor in Gjakova was notified, and has instructed to initiate the case for the criminal offense “Cultivation of opium poppy, coca bush or cannabis plants” according to the criminal code of the RKS, while the suspect is detained for 48 hours, for further legal procedures.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje