Prishtinë, më 17 dhjetor 2023
Polica e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik me të gjitha njësitet tjera policore prioritet të punës kanë ruajtjen e rendit dhe garantimin e sigurisë së përgjithshme për qytetarët, si dhe mbeten të përkushtuar në parandalimin e luftimin e të gjitha veprave penale.
Në këtë fushëveprim, luftë e pa kompromis do të zhvillohet kundër trafikantëve dhe abuzuesve me substanca narkotike që cenojnë shoqërinë tonë, e në veçanti atyre që rrezikojnë shëndetin e të rinjve tanë.
Policia e Kosovës, konkretisht njësia e antidrogës në Prishtinë paraprakisht kanë pranuar informata relevante se i dyshuari m/k me iniciale (L.H.) është duke u marr me aktivitete të kundërligjshme/shitblerje të substancave narkotike të llojeve të ndryshme, kryesisht në qytetin e Prishtinës.
Pas një pune hetimore dhe operative gati njëmujore në teren, antidroga e PK-së, dje më datë 16.12.2023, rreth orës 20:00, ka realizuar një plan taktik policor, me ç ‘rast është ndaluar dhe arrestuar i dyshuari i lartcekur me iniciale dhe gjatë operacionit të bastisjeve në trup dhe lokacionet e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të ndryshme narkotike si: kokainë, ekstazi, hashash, marihuanë, disa qese plastike, para të gatshme, dhe pajisje tjera.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, përderisa njësitet kompetente dhe ato të forenzikës rajonale në Prishtinë kanë kryer proceduarat e vend shikimit, fotografimin dhe evidentimin e provave materiale për procedurë të mëtejme hetimore.
Gjithashtu me 16.12.2023, rreth orës 21:30, Policia e Kosovës përmes veprimeve operacionale taktike ka identifikuar dhe arrestuar edhe dy persona të tjerë nën dyshimin për “posedim dhe shitje të pa autorizuar të narkotikëve” është konfiskuar një sasi e drogës, dy peshore digjitale, dhe një çantë me qindra lloje të ndryshme për paketim të narkotikëve, ndërsa të dyshuarit janë derguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.