Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në vazhdën e zbatimit të planit operativ ,,Goditja 2023” po vazhdon në realizimin e detyrave dhe angazhimeve të cilat dalin nga ky plan.
Drejtoria rajonale e Policisë Prizren ka rritur numrin e patrullimeve, kontrolleve në lokale, bare nate, kafiteri e lokacione te ndryshme që frekuentohen nga qytetarët.
Në saje të këtyre angazhimeve në teren që nga data 20.08.2023 deri me datën 24.08.2023 përpos shume detyrave dhe angazhimeve të tjera janë realizuar edhe këto aktivitete:
• Kontrolluar 1908 automjete
• Legjitimuar 3169 persona
• Kontrolluar 23 lokale të ndryshme,
• Është konfiskuar 1 armë,
• Janë arrestuar 2 persona
Angazhimet në realizimin detyrave që dalin nga ky plan operativ do të vazhdojnë edhe me tutje.