Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aktiviteti i radhës në kuadër të “javës së sigurisë në komunitet”

Gjakovë, 9 qershor 2023
Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bashkëpunim me autoritetet tjera lokale (Komitetin Lokal për Siguri Publike, nxënës, student, përfaqësues të organizatës rinore “ROR” etj.) dhe OSBE-në, në qytetin e Gjakovës kanë realizuar aktivitetin e radhës në kuadër të “javës së sigurisë në komunitet”, që si qëllim kryesor kishte promovimin e partneritetit Polici-Qytetar dhe rolit të Forumeve të Sigurisë.
Gjatë këtij aktiviteti për qytetarët u shpërndan broshura me përmbajtje vetëdijesuese “ndal dhunës në familje”, “rregullat e arta të sigurisë rrugore”, “tung, unë jam trafikanti yt”, “stop drogës!” etj. Po ashtu nga zyrtarët policorë, pjesëtarët e komunitetit lokal për siguri dhe të tjerët, qytetarëve të interesuar ju sqaruan çështje të ndryshme që ndërlidhen me sigurinë në komunitet.
Siguria është një përgjegjësi e përbashkët. Duke marrë pjesë aktive në promovimin e një kulture sigurie, ne mund të krijojmë kolektivisht një komunitet të sigurt. Le të punojmë së bashku për të mbrojtur veten, të dashurit tanë dhe fqinjët tanë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje