Prishtinë, 25 prill 2021 -Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, si pjesë integrale e mekanizmave kyç në implementimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, po vazhdon punën për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.
E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është prioritetet për të gjithë ne.