Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aktivitetet policore në funksion të strategjisë për parandalimin e pandemisë COVID-19

Prishtinë, 21 nëntor 2020 – Drejtoria Rajonale e Policisë -Prishtinë edhe gjatë vikendit perveç përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë publike ka ushtruar edhe autorizimet e saj për ngritjen e nivelit të respektimit të masave anti COVID.
E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është një nga prioritetet e të gjithë neve.
Në kontekstin e kësaj policia e rajonit të Prishtinës po punon që bashkërisht me të gjitha subjektet dhe të gjithë qytetarët të parandalojnë përhapjen e virusit qoftë nga pakujdesia apo nga neglizhenca.
Vetëm gjatë këtij vikendi, për personat që nuk po rrespektojnë masat parandaluese janë shqiptuar mbi 300 gjoba dhe janë dhënë me qindra vërejtje e këshillime për respektimin e tyre.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje