Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aktivitetet policore në funksion të krijimit të një sigurie më të madhe në trafik dhe parandalimin e aksidenteve

Prishtinë, më 06 Tetor 2018

Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve, në vazhdimësi ndërmerr aktivitete në zbatim të ligjeve të fushës së trafikut rrugor.
Gjatë periudhës kohore 01.01.2018 deri 30.09.2018 janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve, më poshtë paraqiten të dhënat statistikore të gjobave të shqiptuara nga policia:

Në aspektin e parandalimit, vetëdijesimit dhe ndërgjegjësimit, policia ka ndërmarrë këto masa:

•    Është implementuar projekti për siguri në trafik  “Lëvizni të sigurt në trafik”. Përmes njësive të trafikut dhe stacioneve policore, janë shpërndarë fletëpalosje tek pjesëmarrësit në trafik. Gjithashtu projekti është promovuar edhe në rrejte sociale dhe media, përfshirë këtu edhe ligjëratat dhe diskutimet në institucione shkollore.

•    Është implementuar projekti për siguri në trafik  “Për një vit më të sigurt në trafik”. Projekt i cili për qëllim ka pasur vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik duke përfshirë diasporën dhe shtetasit e huaj. Shpërndarja e fletëpalosjeve është bërë në të gjitha pikat e kalimeve kufitare dhe në tërë territorin e vendit.

•    Është vazhduar me kontaktet, diskutimet, trajnimet dhe ligjëratat e rregullta në institucione shkollore lidhur me sigurinë në trafik.

•    Përveç Urdhrave dhe Planeve Operative, janë ndërmarrë masa shtesë duke krijuar TASK FORCË për parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor.

•    Në kuadër të aktiviteteve parandaluese Policia e Kosovës ka angazhuar edhe patrullime policore me automjete civile si dhe njësi policore që operojnë me dron.

Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë dhe njëherit të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që t’iu përmbahen dispozitave ligjore, të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarësit në rrugë, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi  e në veçanti të atyre me pasoja fatale.

Policia e Kosovës, edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore.

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së
DPP, Prishtinë                              
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje