Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aktivitetet javore në Rajonin e Prizrenit

Prizren, 26 gusht 2024
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 19.08.2024-25.08.2024,në vazhdën e implementimit te planit operativ “Rrethi 2024”,kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër (4) komuna në rajonin e Prizrenit.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar dymijë e njëqind e tridhjetë e nëntë (2139) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e komunikacionit rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, në periudhës kohore 19.08.2024 deri me 23.08.2024, ka realizuar 60 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren, ne vazhdimësi do të shtojë numrin e aktiviteteve policore në terren me qellim të parandalimit të dukurive negative ,për një ambient te qet dhe të sigurt për të gjithë qytetaret ne rajonin e Prizrenit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje