Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale gjatë javës që shkoi nga data 18-24/korrik/2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:
– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 575 gjoba
– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 4 gjoba
– Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 6 gjoba
– Drejtimi nën ndikimin e alkoolit, 15 gjoba
– Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 15 gjoba
– Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 26 gjoba
– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 14 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë ,157 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 92 gjoba
– Drejtimi i motoçikletës -pa helmet, 3 gjoba
– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 577 gjoba
Heqje e patentë shoferit , 14 shoferëve
Gjithsej ,1484 gjoba
Ndërsa, janë raportuar 44 aksidente:
– Aksidente fatale , 0
– Aksidente me lëndime, 13
– Aksidente me dëme materiale, 31
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.