Patrullat e policisë rajonale, në veçanti patrullat e NJRKRR-së, përveç se me uniformë, janë angazhuar edhe me automjete dhe rroba civile në lëvizje nëpër lokacione të ndryshme, në identifikimin e shoferëve të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.
– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 650 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 818 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 529 gjoba
– Kalimi i afatatit të regjistrimit , 187 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer , 109 gjoba
– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 105 gjoba
– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 78 gjoba
– Kyçja e parregullt në rrugën kryesore, 9 gjoba
– Mjetet pjesëmarrëse pa sinjalizim të duhur ndriçues, 8 gjoba
– Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit 6 gjoba
– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit , 5 gjoba dhe
– Kundërvajtje tjera,bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor,1964 gjoba
Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qyetatarët që të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.