Gjatë 24 orëve të datës 27 janar 2022 , duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër pandemisë anti- Covid- 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.
Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid-19, janë kryer në stacionet policore ne Prizren, Prizren-Veri, Suharekë dhe Dragash.
Gjatë kryerjes së detyrave janë inspektuar Sheshe, rruge te frekuentuar, qendra tregtare si dhe lokalet e gastronomisë etj.
Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 112 gjoba personave fizik, janë dhen 27 vërejtje si dhe për mos respektim te orarit te kufizimit te lëvizjes janë shqiptuar 5 gjoba prej 200 euro. Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006.