Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aktivitetet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRr) në Drejtorinë e Policisë Rajonale në Gjilan

Datë: 11.02.2022, Gjilan
Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor, (NJRKRr) gjatë periudhës kohore: 04.-10.02.2022 kanë shënuar këto aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna:
• 579 Gjoba për kundërvajtje në trafikun e ligjit rrugor;
• 05 Gjoba sipas ligjit anti covid,
Total: 584
Gjatë javës në zonën e përgjegjësisë DRP Gjilan, NJRKRr ka hetuar 06 aksidente trafiku:
a) 04 aksidente me lëndime trupore dhe
b) 02 aksidente me dëme materiale
Lokacioni i aksidenteve:
a) 03 janë në rrugë nacionale;
b) 02 janë në zonën e përgjegjësisë të St.policor Viti dhe
c) 01 ka qenë në zonë të përgjegjësisë së St.policor Novobërdë.
Gjatë javës janë konfiskuar 03 patentë shofer, prej tyre:
a) 02 për tejkalim në vijë të plotë dhe
b) 01 për tejkalim të shpejtësisë së lëvizjes.
Gjatw kwsaj kohe NJRKRR pwrveç detyrave rutinore ka implementuar planet operative si nw vijim:
• Plani i Veprimit (PV) “Shigjeta” i cili është në implementim e sipër nga NJRRKr me patrullime të herë pas hershme nëpër rrugë tjera (dytësore) me qëllim mbajtjen nën kontrollë të qarkullimit rrugor.
• Gjatë javës është implementuar P.O “Sezona Dimërore” për vozitësit të cilët me automjetet e tyre kanë qarkulluar në rrugë në kundërshtim me ligjin e komunikacionit rrugorw janë shqiptuar gjoba sa i përket pajisjeve rezervë dhe pneumatikëve dimëror.
• Duke u bazuar në planifikimin e punës të NJRKRr-së, në implementim e sipër është P.O “Telefonat celular”. Gjatë javës janë shqiptuar gjoba për vozitësit që janë hasur duke përdor telefonin gjatë vozitjes së automjeteve të tyre.
• NJRKRr gjatë javës javës që e lamë pas ka kontrolluar 14 autobusë dhe për pasagjerët që janë hasur pa maskë mbrojtëse, janë shqiptuar 05 gjoba konformë Ligjit anti covid-19.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët, dhe fton që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,
038 50807590 .
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje