Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim edhe me patrulla tjera policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, në angazhim të realizimit të objektivave kanë shtuar aktivitetet policore dhe patrullimet në zonën e përgjegjësisë duke formuar pika kontrolli në zonat e identifikuara si “pika të zeza”, me qëllim ngritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve të trafikut. Duke pasur parasysh se ngasja e automjeteve mbi shpejtësinë e lejuar dhe përdorimi i telefonave gjatë ngasjes, përbëjnë kundërvajtje në trafikun rrugor që ndikojnë në rritjen e aksidenteve, ju është kushtuar vëmendje identifikimit të këtyre kundërvajtësve me çrast edhe janë ndërmarrë masa në përputhje me ligjin për trafikun rrugor.
Me datën 17.05.2023 në kuadër të këtyre aktiviteteve janë shqiptuar 236 gjoba, prej tyre:
·101 gjoba për tejkalim të shpejtësisë,
·26 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes,
·38 gjoba për mos vendosje të rripit të sigurisë dhe kundërvajtje të tjera të trafikut.
Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut rrugor në mënyrë që të jenë kontribuues në rritjen e sigurisë në rrugë.