Datë: 06.05.2022, Gjilan
Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor gjatë periudhës kohore 29 prill – 05maj 2022, kanë shënuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mosrespektimi i shpejtësisë, tejkalimi në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shoferi, për mosmbajtjen e distancës, gjendjes jo të rregullt teknike të automjetit, skadimit të afatit të regjistrimit, përdorimit të telefonave mobilë si dhe xhamat e errët, janë shqiptuar gjatë javës nga njësitë patrulluese të komunikacionit rrugor në total: 599 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor.
Gjatë javës në zonën e përgjegjësisë DRP Gjilan, NJRKRR ka hetuar 11 aksidente trafiku:
Lokacioni i aksidenteve:
a) 4 (katër) janë në rrugë nacionale
b) 7 (shtatë) janë në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor të Gjilanit
Gjatë javës janë konfiskuar 26 patentë shoferi :
Njëzet e dy (22) për tejkalim në vijë të plotë dhe tejkalim të kolonës
Një (1) për tejkalim të shpejtësisë
Një (1) për ulje të fëmijës nën moshën 12-vjeqare në ulësen e përparme
Një (1) për Vozitje nën ndikim të alkoolit.
Një (1) Për refuzim të Alkool testit.
NJRKRR në Gjilan ka vazhduar me planin javor të veprimit dhe legjendën për Pikat e kontrollit te cilat kemi filluar ti aplikojmë edhe ketë javë.
Zyrtarët policorë nga NJRKRR, kanë vazhduar t’i aplikojnë të gjitha pikat e kontrollit ashtu siç janë paraparë në planin javor 25.04 deri më 01.05.2022.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët, dhe fton që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë Policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 , 038 50807590.
Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.