Në kuadër të zbatimit të urdhëresave të Gjykatës Themelore, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka shtuar aktivitetet e saja për të realizuar këto urdhëresa.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve gjatë kësaj periudhe janë realizuar 891 urdhëresa të gjykatës kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse .
Përveç, 42 personave të dërguar në vuajtje të dënimit , urdhëresat tjera janë realizuar me pagesë, sjellje me datë të caktuar në gjykatë dhe verifikim të adresave të personave.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla në realizim të urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës .