Në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, janë realizuar këto aktivite në rajonin e Ferizajt.
Gjoba për masat e përgjithshme dhe të veçanta, Covid-19
– Mosrespektim i bartjes së maskës 400
– Mosrespektim i qarkullimit të lëvizjes 20
– Lokale ,për krijimin e kushteve dhe mbajtjen e distancës 1
– Lokale të kontrolluara 192
– Lokale të mbyllura 4
Këto masa, në masë të madhe po respektohen nga shumica e qytetarëve të cilët edhe i falënderojmë, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat.
Përmbledhje e incidenteve /rasteve me rëndësi dhe aksidenteve.
– Grabitje 1
– Vjedhje e rëndë 2
– Vjedhje 15
– Sulm ndaj personit zyrtar 1
Aksidente në komunikacion rrugor 31, prej tyre :
– Me lëndime 9
Persona të lënduar 13
– Me dëme materiale 23
– Gjoba në komunikacion 451
Heqje e patentë shoferit ( konfiskim) 16
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të masave sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ligjit 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19, gjithashtu do të vazhdojë me masa të shtuara në parandalim të incidenteve dhe aksidenteve në komunikacionin rrugor.