Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aktivitete të vazhdueshme të njësisë së komunikacionit rrugor në bazë të planeve operative-Prizren

Policia rajonale e trafikut në Prizren po vazhdon me aktivitete, duke kontrolluar dhe mbikëqyre rrjedhën normale të trafikut, në kontrollimin e automjeteve për tejkalim të shpejtësisë në zona të kufizuara më shenjë trafiku.
Gjatë pikës kontrollit në rrugën Landovicë-Gjonaj me qëllim parandalimi të aksidenteve dhe ngritjen e sigurisë në trafik, gjatë një pike kontrolli me radar janë shqiptuar 23 tiketa për kundërvajtje të ndryshme si: pa regjistrim , pa maska, tejkalim i shpejtësisë, dritat e pa rregullta, kontrollimi i mjeteve të transportit, dhe me masa mbrojtëse ndalim drejtimi i automjetit.
Në përgjithësi gjatë ditës së hënë me datë 04 shtator 2021, janë shqiptuar gjithsejtë 121 tiketa për kundërvajtje në lokacione të ndryshme të zonës së përgjegjësisë (bazuar në plane operative aktive), në rajonin e Prizrenit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje