Prizren, 2 janar 2022
Më datat 01/02 janar 2022, duke u bazuar në Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.
Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia në mbeshtetje të NJRSH-së dhe inspektorve të AVUK-ut, në njëmbëdhjetë lokale të ndryshme ka shqiptur gjoba, për mos respektimin e orarit të punës dhe ka larguar personat nga këto lokale, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar orarin e punës. Nga ana e policisë janë shqiptuar 21 gjoba nga ligji 07/L-006 nga neni 24.3 ne vlerë 200 euro për mosrespektim të orës policore.
Aktivitete të tilla nga Policia e Kosovës do të ketë në vazhdimësi.