Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aktivitete javore në komunikacionin rrugor ne rajonin e Prizrenit

Prizren, 18 Dhjetor 2023
Drejtoria rajonale e Policisë Prizren, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 11.12.2023-17.12.2023 në vazhdën e implementim i planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe ,,Sezoni dimëror 2023’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër (4) komuna.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njemi e pesëqind e njëzet e dy (1522) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i tredhjet e tri (33) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
• Hetim i tetëmbëdhjetë (18) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për katër (05) ngasës,
Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Prizren kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje