Me datë 29/30.07.2022, nga ora 23:00 deri në ora 02:00, patrullat policore të stacionit Policor Prizren , kanë zhvilluar një aktivitet të përbashkët me Inspektorët Komunal të Komunës së Prizrenit.
Cakë i aktivitetit ka qenë kontrolli i lokaleve të natës –Kafiterive, këto kafiteri janë inspektuar për të vërtetuar se a janë duke i përfillur rregulloret në fuqi, pasi që ka pas ankesa të ndryshme nga qytetarët , ankesat kanë qenë kryesisht për zhurmë dhe zënia e hapësirave publike.
Gjate inspektimit janë has disa parregullsi dhe disa lokaleve u është shqiptuar gjoba për shfrytëzimin e hapësirës publike pa leje dhe për zhurmë.
Ndërsa dy prej lokaleve-kafiterive të kontrolluara u është shqiptuar fletëparaqitje për gjykatë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.