Dje me datën 24.05.2022, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Jug në koordinim me Komandën Regjionale Lindore të KFOR-it, respektivisht me përfaqësues ushtarak nga kampi Bondsteel, në shkollën SHFMU ”Shaban Idrizi” në fshatin Zhabar në Mitrovicë kanë mbajtur një demonstrim-ligjëratë mësimore, ku nxënësit e kësaj shkolle kanë pasur mundësinë të shohin dhe mësojnë rreth pajisjeve dhe njësive të specializuara të PK-së dhe KFOR-it.
Gjatë këtij demonstrimi, nxënësit patën rastin të njoftohen për së afërmi, se si duken dhe si operohet me të gjitha pajisjet e njësisë së deminimit (EOD-së), K-9, njësia e Motoristëve, njësia e Biçiklisteve, duke përfshirë këtu ato të Policisë së Kosovës, të KFOR-i, si dhe atyre te zjarrfikësve, të cilët te gjithë i kanë demonstruar pajisjet sipas kërkesave dhe interesimit të vet-nxënësve.
Ky aktivitet është përcjellë për së afërmi nga Kolonel Afërdita MIKULLOVCI – Drejtor Rajonal i Policisë, Mitrovice Jug, menaxhmenti i shkollës “Shaban Idrizi”, si dhe eprorë të lartë te KFOR-it Amerikan.