Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aktivitet edukativ me nxënësit e shkollës për sigurinë në trafik!

Divizioni i Trafikut, së bashku me policinë e komunitetit nga stacioni policor në Lipjan, kanë marrë pjesë në aktivitetin e sigurisë në trafik, i organizuar nga shkolla fillore e mesme e ulët “Kadri Beba” në fshatin Ribar-Lipjan. Aktiviteti për sigurinë në trafik është iniciuar nga arsimtarët e kësaj shkolle dhe është përkrahur nga drejtori i shkollës. Me ndihmën e Policisë, nxënësit kanë mësuar se si duhet të ngasin automjetin në shiritin rrugor, si duhet të ngasin biçikletat në shtegun për biçikleta dhe si t’i respektojnë shenjat e trafikut.
Njohuritë e marra nga Policia nxënësit i kanë zbatuar në praktikë duke i ndaluar automjetet dhe duke iu dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalim të shënuar për këmbësorë, gjithashtu nxënësit kanë inskenuar një rast të aksidentit rrugor, duke e njoftuar Policinë për të dalë në vendin e ngjarjes, njoftimin e institucioneve emergjente dhe dhënien e ndihmës personave të lënduar.
Ky aktivitet ishte i mirëseardhur nga nxënësit, prindërit dhe të pranishmit si praktikë e mirë se si fëmijët duke luajtur rolet e tyre fituan njohuri për sigurinë në trafikun rrugor.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje