Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksioni i policisë rajonale rreth shkollave në Ferizaj

Ka vazhduar aksioni i policisë rajonale të Ferizajt.
Sektori Rajonal i Hetimeve mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë nëpër shkolla, pas disa kontrollove të zhvilluara nga polic me rroba civile , janë ndaluar disa persona të dyshuar , ku gjatë kontrollimit të tyre, tek 3 persona janë gjetur substancë e dyshuar e narkotikëve , tek 2 persona të dyshuar janë gjetur 2 armë ( psitoleta), ndërsa te disa tjerë janë gjetur thika.
Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, ndaj tyre janë iniciuar raste penale ‘’ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës ‘’ dhe ‘’Posedim i narkotikëve’’ për procedura të mëtejme hetimore.
Akasioni i policisë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla.
Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim që nëse kanë informacione rreth dukurive negative nëpër shkolla të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt , apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmë ro Policinë ’’ dhe në numrat kujdestarë : 192 , 0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë .
Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim që nëse kanë informacione rreth dukurive negative nëpër shkolla të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt , apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmë ro Policinë ’’ dhe në numrat kujdestarë : 192 , 0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje