Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksident trafiku në magjistralen Suharekë-Prizren, tre policë të lënduar

Prizren, 31 korrik 2023
Sot me datën 31.07.2023, rreth orës 06:46, Policia ka marrë informatën se ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Suharekë-Prizren, konkretisht në fshatin Grejkovc.
Në aksident janë të përfshira dy vetura civile.
Në njërën veturë civile kanë qenë tre zyrtarë policorë të Stacionit Policor Prizren Veri, të cilët me uniformë por me automjet privat ishin rrugës për në punë, për të marrë detyrën.
Si pasojë e aksidentit tre zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga ta lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë, ndërsa nga pala tjetër nuk kishte të lënduar.
Policia ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, ku njëri prej të lënduarve që ka lëndime të rënda do të qëndrojë në spital për trajtim të mëtutjeshëm.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje