Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksident trafiku me lëndime trupore dhe dëme materiale

Pejë 11.3.2014 – Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i komunikacionit rajonal pranë Drejtorisë Rajonale në Pejë, me datën 11.3.2014 rreth orës 00:25, në aksin rrugor Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Stapanicë komuna e Klinës, është përgjigjur në një rast aksidenti në komunikacionin rrugor, i cili ka rezultuar me lëndime trupore dhe dëme materiale.Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit e NJKR-së për të përfunduar me këqyrjen e vendit të ngjarjes. Deri tek aksidenti supozohet se ka ardhur përderisa ngasësi i dyshimtë shtetasi Sinan B. (1969) nga Gjakova, ishte duke drejtuar automjetin “VW Caddy” me targa regjistrimi vendor, gjatë ngasjes nuk u është përshtatur kushteve të rrugës, shpejtësisë së lëvizjes dhe ka dalë nga rruga në të djathtë, me ç’rast rrokulliset dhe pëson lëndime trupore. Lëndime trupore pëson edhe bashkudhëtarja shtetasja Dinore B. (1941), e cila me urgjencë dërgohet për në QKUK Prishtinë për shkak të lëndimeve të rënda, ndërsa i dyshuari ngasësi (i automjetit) lirohet nga emergjenca e spitalit pas dhënies së ndihmës mjekësore.Rasti do të hetohet dhe do të procedohet në Prokurorinë e shtetit nga hetuesit e Njësitit të komunikacionit rajonal të DRP-së në Pejë.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje