Pejë , 25 Shkurt 2015 -Ju informojmë që me datë 24 Shkurt 2015 rreth orës 15:45 në qytetin Deçan ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ishin përfshirë mjeti (furgon) me ngjyrë të bardhë me targa të dyshimta regjistrimi , i drejtuar nga i dyshimti i pa njohur (NN) , me ç’rast me mjetin që drejtonte ka goditur në afërsi të gjykatës në Deçan këmbësorin T.(Besart)B. lindur (2011) nga Deçani , të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore dhe ik në drejtim të panjohur.Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në ketë aksident. Ne vendin e ngjarjes është konstatuar se deri te aksidenti kishte ardhur për deri sa drejtuesi i mjetit cekur më lartë kishte ardhur në drejtim te Gjykatës nga qendra e qytetit,dhe posa ishte kthyer në parkingun e banesave të “Gogaj AG” me pjesën e parë ballore e kishte goditur këmbësorin dhe e kishte shtrirë për tokë dhe futur përfund rrotave.Këmbësori në atë moment ishte me të ëmën e tij dhe drejtuesi i veturës me një shpejtësi kishte ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur. Këmbësori kishte pësuar lëndime të rënda dhe frakturë ne ketë aksident,dhe menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë nën përkujdesje mjekësore në Repartin e Ortopedisë për shërim të mëtutjeshëm. Ne lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit dhe rasti hetohet dhe kompletohet nga Njësia e hetimeve të aksidenteve pran NJRKRR – DRP Peje.