Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksident trafiku me lëndime të rënda trupore ,përfshi një veturë

Deçan ,19 Dhjetor 2014 Me datën 18.12.2014 rreth orës 23.00 në rrugën Magjistrale drejtimi Deçan – Gjakovë, në hyrje te fshatit Prilep – Deçan, ka ndodh aksident trafiku me lëndime të renda trupore ku ishte e përfshire një veturë ‘VW Golf ’ tip 19 E, me ngjyrë të kaltër, targa te regjistrimit vendor, të cilin e drejtonte i dyshimti Shqiptar/Kosovar , Mentor C.(1993) si dhe viktima Shkëlqim D.(1986), pasagjer në ketë mjet. Sipas hetimeve deri të aksidenti ka ardhë për deri sa drejtuesi me automjet ishte duke qarkulluar ne drejtimin Deçan-Gjakovë, i cili duke mos ju përshtatur kushteve te rrugës dhe shpejtësisë,me të arritur në hyrje të fshatit Prilep, e humbë kontrollin mbi mjetin që drejtonte dhe nga krahu i djathtë del jashtë rrugës duke u përplasur në një pjesë dheu dhe tela rrethojë, përfundon i rrokullisur në një arë. Si drejtuesi po ashtu edhe pasagjeri dërgohen për në Spitalin Regjional Pejë,dhe pas marrjes së ndihmës së parë drejtuesin e automjetit e ndalin në Spitalin e Pejës ndërsa pasagjeri me automjetin e ndihmës së parë transferohet për ne QKUK- Prishtinë.Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit për krime te përgjithshme ku me urdhër të tij hetuesit e NJRKRRT kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme në vendin e aksidentit. Rasti hetohet nga njësia e hetimeve te aksidenteve NJRKRRT Pejë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje