Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksident trafiku me lëndime të rënda trupore

Gjakovë, 29.04.2014 -Policia e Kosovës , përkatësisht Njësiti i Komunikacionit Rajonal pran Drejtorisë Rajonale në Pejë , njësia e hetimeve të aksidenteve – dega Gjakovë me datë 28.04.2014 është përgjigjur në një rast aksidenti në komunikacionin rrugor, i cili ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Ujzë komuna Gjakovë me ç’rast janë përfshirë dhe lënduar një biçiklistë fëmijë (i dyshimtë) dhe një këmbësorë fëmijë (viktimë).Deri të aksidenti ka ardhur përderisa fëmiu,drejtuesi i biçikletës ishte duke drejtuar biçikletën në brendi të fshatin Ujzë,pikrishtë afër shkollës,ku për një moment vëren fëmiun tjetër(viktimë) në rrugë dhe në pa mundësi t’i shmanget aksidentit,si pasojë përplaset me biçikletën e tij për këmbësorin dhe rrëzohet për tokë së bashku me këmbësorin.Si pasojë e përplasjes që të dy pësojnë lëndime,ndërsa këmbësori viktimë fillimishtë dërgohet në trajtim mjekësor në Emergjencen e spitalit në Gjakovë,por fillon t’i përkeqësohej gjendja sipas mjekëve kujdestar (dyshohej në gjakderdhje të brendshme),dhe dërgohet në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.Lidhur me rast është njoftuar edhe Prokurori i shtetit në Gjakovë dhe pas konsultimit me prokurorin janë marrë masat e duhura hetimore të aksidentit, poashtu është përpiluar procesverbali mbi ndëgjimin e femiut(dyshuarit) në prani të prindit të tij dhe punëtorit social.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje