Gjakovë, 21.5.2014 -Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e Hetimeve të aksidenteve NKRR-Pejë, dega në Gjakovë, me datën 20.5.2014 i është përgjigjur në një rast aksidenti në komunikacionin rrugor, i cili ka ndodhur rreth orës 16:50 në fshatin Meje – Gjakovë, me ç’rast një këmbësore shtetase e Kosovës, A. D. (2004) ka pësuar lëndime të rënda trupore.Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ka autorizuar hetuesit e NJKR për të përfunduar me këqyrjen e vendit të ngjarjes. Deri tek aksidenti supozohet se ka ardhur përderisa ngasësi i dyshimtë shtetasi, Sh. R. (1972), ishte duke drejtuar automjetin e tipi ‘Ford Transit’ me targa regjistrimi vendore në aksin rrugor nga drejtimi Gjakovë – Ponoshec, dhe me të arritur në fshatin Meje i dyshimti me veturën e vet bën tejkalim të autobusit para tij në momentin kur ngasësi i autobusit kishte lëshuar këmbësoren viktimë ta kalojë rrugën prej anës së djathtë në të majtë, nga pakujdesia me pjesën e përparme të automjetit godet këmbësoren dhe nga inercioni i goditjes këmbësorja viktimë rrëzohet për tokë dhe pëson lëndime të rënda trupore.Pas aksidentit ky ngasës i dyshimtë dhe disa kalimtarë rasti e dërgojnë viktimën me një automjet tjetër për t’i afruar ndihmën e nevojshme mjekësore në emergjencën e spitalit rajonal në Gjakovë, ku më pas të njëjtën e dërgojnë për në QKUK Prishtinë.Ndaj të dyshuarit, në këtë rast ngasësit të automjetit, me urdhër të prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e ndalimit policor.Rasti do të hetohet dhe procedohet në Prokurorinë e shtetit nga hetuesit e Njësitit të komunikacionit Rajonal të DRP-së në Pejë, dega në Gjakovë.