Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksident trafiku me lëndime të rënda

Pejë 26.2.2014
Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i komunikacionit rajonal pranë Drejtorisë Rajonale në Pejë, me datën 26.2.2014 rreth orës 02:10, në rrugën magjistrale Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në fshatin Rakosh komuna e Istogut, i është përgjigjur një aksidenti në komunikacionin rrugor, i cili ka rezultuar me lëndime të rënda, ku ishte i përfshirë automjeti i tipit “BMW” me targa regjistrimi vendor, drejtuar nga i dyshimti Malësor M. (1985) nga fshati Vrellë komuna e Istogut.Deri tek aksidenti ka ardhur përderisa automjeti i cekur ishte duke lëvizur në drejtim të Pejës, dhe me të arritur në vendin e cekur duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës, si dhe shpejtësisë del nga rruga në të djathtë, duke u përplasur në disa drunj, me ç’rast rrotullohet dhe pos dëmeve materiale pësojnë lëndime trupore shtetasit Shpat B. (1996) nga fshati Kovragë komuna e Istogut dhe Ridvan K. (1992) nga Istogu. Të njëjtit dërgohen në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndalohen në këtë spital për kurim të mëtutjeshëm, ndërsa ngasësi i dyshuari (Malësori) dërgohet në QKUK Prishtinë.Vendin e ngjarjes (aksidentit) e kanë përfunduar hetuesit e NJKR-së me urdhër të prokurorit të shtetit.Rasti do te hetohet dhe procedohet në Prokurorinë e shtetit nga hetuesit e Njësitit të komunikacionit Rajonal të DRP- Pejë.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje