Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Me datën 11.1.2015 rreth orës 22:55, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në rrugën Novobërdë –Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku.Njësitet e Policisë së Kosovës nga stacioni i Novobërdës me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes.Nga hetimet e para mësohet se derisa vozitësi H. K. (1972) (tashmë i ndjerë) duke drejtuar automjetin e tipit Mercedes, duke lëvizur nga drejtimi i Novobërdës, me të arritur te ura e fshatit Dragancë komuna e Novobërdës, besohet që duke mos e përshtatur shpejtësinë e automjetit me kushtet e rrugës me borë dhe lagështi humb kontrollin mbi automjet dhe shkëputet nga rruga, ku bie në një humnerë të thellë dhe si pasojë e përplasjes nga plagët e marra vozitësi ndërron jetë, vdekja është konfirmuar nga mjeku kujdestar i QMF në Gjilan.Në momentin kritik bashkë me vozitësin në veturë kanë qenë bashkëshortja tani e të ndjerit dhe tre fëmijët e tij.Lëndime trupore pësojnë të gjithë pasagjerët e lartshënuar, të cilët janë ndalur për tretman mjekësor në spitalin regjional në Gjilan. Sipas raportit të mjekut fatmirësisht gjendja e të gjithëve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes ka prezantuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML në Prishtinë për obduksion. Në vendin e ngjarjes po ashtu kanë dalë Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal, si dhe ka asistuar dhe shërbimi i zjarrfikësve.Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje