Vushtrri, 8 dhjetor 2014
Në pasditen e djeshme, 8 dhjetor 2014, rreth orës 17:00, ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri, përkatësisht në Vushtrri, me ç’rast ka humbur jetën një person i moshës 71 vjeçare, si pasojë e lëndimeve të pësuara nga goditja e automjetit. Viktimës fillimisht ndihma e parë mjekësore i është dhënë në QKMF Vushtrri, e më pas dërgohet në QKUK Prishtinë, ku rreth orës 19:oo viktima ndërron jetë.Hetimet e aksidentit të trafikut kanë nisur në vendngjarje me autorizim të prokurorit të shtetit, ku nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së komunikacionit rajonal, si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e të dyshuarit, drejtuesit të veturës i cili godet këmbësorin.Trupi i pajetë i viktimës, me autorizim të prokurorit, u është dorëzuar familjarëve.Të dyshuarit, drejtuesit të veturës së përfshirë në aksident, i është caktuar masa e ndalimit policor.