Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksident trafiku me fatalitet

07.09.2014,fsh.Popovc,Shtërpcë
Në një aksident trafiku, të ndodhur rreth orës 13:50 në afërsi të fshatit Popovc , ka humbur jetën një person .Ngjarja ka ndodhur në rrugën mes fshatrave Biti e Epërme dhe Biti e Ulët , ku sipas raporteve të para, ngasësi Danillo U. (M/S/K 27 vjeç) , duke mos e përshtatur vozitjen kushteve të rrugës , humb kontrollin mbi timonin e motoçikletës , kalon në shiritin e majtë të rrugës dhe ndeshet direkt me automjetin –kombi i cili ishte duke qarkulluar nga ana e kundërt .Nga ana e mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e ngasësit të motoçikletës dhe trupi i viktimës dërgohet në spitalin e Shtërpcës. Me urdhër të prokurorit të Shtetit ,i cili ishte në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i viktimës u dorëzohet familjarëve. Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje