Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksident trafiku me fatalitet

6.3. 2014, Gërlicë – Ferizaj -Mbrëmë rreth orës 23:30, në një aksident trafiku në afërsi të fshatit Gërlicë të Ferizajt, ka pësuar këmbësori (Z. L. 65 vjeç), nga Shtraza e Kaçanikut. Këmbësori është goditur nga një veturë e cila po qarkullonte nga Kaçaniku në drejtim të Ferizajt, të cilën po e drejtonte (G.SH. 37 vjeç.). Shërbimi urgjent i spitalit të Ferizajt, e ka marrë në trajtim viktimën nga vendi i ngjarjes, por sot rreth orës 06:30, këmbësori ka ndërruar jetë.Prokurori kujdestar ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa ngasësit të veturës, i ka shqiptuar masën e ndalimit policor prej 48 orëve.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje