Me datën 11 prill 2022, në ora 15:50, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicën e Jugut, është shkaktuar një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar drejtuesi i motoçikletës E. S., 20 vjeçar, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.
Ndërsa sot, me 12 prill 2022, në orët e mëngjesit nga QKUK, është raportuar se i lënduari ngasësi i motoçikletës ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.