Mitrovicë, 7 nëntor 2017
Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar rreth orës 17:00 të datës 7 nëntor 2017.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, ku si pasojë e aksidentit ka humbur jetën këmbësori H. A., 69 vjeçar.
Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, nga hetuesit e Njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës nga ana e ngasësit të automjetit.
Ndaj të dyshuarit 34 vjeçar është caktuar masa e ndalimit policor.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.