Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksident trafiku me fatalitet

Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar rreth orës 22:42 të datës 14 maj 2017. 

Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Pestovë, ku si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë viktima E. Z. 50 vjeçare, ndërsa me lëndime kanë mbetur edhe gjashtë persona tjerë të cilët pas ndihmës së parë të marrë në QKMF Vushtrri, janë dërguar për në QKU. 

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit të automjetit të llojit Citroen i cili ka kaluar në shiritin e majtë në drejtim të kundërt, me ç’rast është ndeshur me automjetin e llojit Passat. 

Trupin i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. 

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje