Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksident trafiku me fatalitet

Pejë, 10 shkurt 2015
Ju informojmë që me datën 9 shkurt 2015 rreth orës 18:20 në fshatin Qyshk – Pejë ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin ishin përfshirë një automjet ‘kamionetë’ dhe treni i cili ishte duke lëvizur në drejtimin Fushë Kosovë-Pejë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe ekipi mjekësor i emergjencës. Si pasojë e aksidentit një person mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë Emiljan S. (1988) ka ndërruar jetë në vendngjarje, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa dy tjerë po ashtu meshkuj shqiptarë të Shqipërisë Hasan S. (1968) (drejtues i mjetit) dhe Ronaldo S. (2000) kanë pësuar lëndime të rënda. Drejtuesi i dyshuar i mjetit (Hasani) është dërguar në QKUK në Prishtinë ndërsa i lënduari tjetër në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konstatuar se deri tek aksidenti kishte ardhur përderisa treni ishte duke qarkulluar në drejtim të Pejës nga drejtimi i Fushë Kosovës dhe me të arritur në fshatin Qyshk KK Pejë papritmas ngasësi i dyshuar i kamionetës nga krahu i majtë ka filluar të kalojë rrugën në krahun e djathtë dhe në atë moment është goditur nga treni me pjesën e parë ballore në anën anësore të djathtë, me ç’rast e ka bartur disa metra në drejtim të Pejës. Automjeti ishte i tipit ‘Kamionetë Mercedes’ me ngjyrë të kuqe, me targa të regjistrimit vendor, ndërsa treni ishte i udhëtarëve (nr. 10) drejtuar nga viktima.Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion ndërsa drejtuesi i trenit është liruar.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje