Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i komunikacionit rajonal pranë Drejtorisë Rajonale në Pejë, me datën 15.1.2014 rreth orës 12:30, në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë, përkatësisht përballë seperacionit “Mirusha” në fshatin Dollc komuna e Klinës, i është përgjigjur një aksidenti në komunikacionin rrugor, i cili ka rezultuar me lëndime të rënda trupore.Në këtë aksident ishin përfshirë tri makina me regjistrim vendor. Njëra nga ato e drejtuar nga i dyshimti, shtetasi shqiptar i Kosovës V. P. (1985).Sipas hetimeve në vendngjarje, mësohet se deri tek aksidenti kishte ardhur, përderisa vozitësi i makinës “Opel” (i dyshimti) V. P. ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Prishtinës në drejtim të Pejës dhe me të arritur në fshatin Dollc, duke ikur një veturë që kishte përpara për të mos e goditur prapa, ikën në krahun e majtë dhe në atë moment vjen deri tek ndeshja direkte me makinën “VW Golf” e cila ishte në drejtim të Prishtinës. Pas goditjes makina e tipit “Opel” sillet në të djathtë dhe me pjesën e parë të djathtë e godet veturën “Audi” në pjesën e parë të anës së majtë, me ç’rast në të tri makinat shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë që të tre drejtuesit e makinave. Ata menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, dhe drejtuesi i makinës “VW Golf “ Rrustem M. i kishte lëndimet serioze, me urgjencë është dërguar në QKUK-Prishtinë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.Shikimin e vendit të ngjarjes me autorizimin e prokurorit të shtetit e kanë kryer hetuesit e Njësitit Komunikacionit Rajonal DRP Pejë.Rreth orës 16:15 është informuar Policia e Kosovës, i lënduari Rrustem M. kishte ndërruar jetë sipas konfirmimit të mjekëve.Rasti do të procedohet në Prokurorinë e shtetit nga hetuesit e Njësitit të komunikacionit rajonal të DRP- Pejë.