Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksident komunikacioni në Ferizaj

Sot, në mëngjes policia rajonale e Ferizajt ka pranunar një informacion se në rrugën ‘’Tahir Sinani ‘’ në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni e përfshirë një automjet civil i udhëtarëve VW Golf me targa vendore.
Njësia Rajonale e Komunakacionit Rrugor i ka marr veprimet e nevojshme për ta hetuar këtë aksident . Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur, automjeti VW Golf ka lëvizuar nga rruga ‘’Dëshmorët e Kombit ‘’ në drejtim rrugës ‘’Tahir Sinani ‘’, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit dhe kushtet e rrugës me ngirca, nuk mund të ndalon, del jashtë rrugës dhe përfundon në hekurudhë, ku veç dëmeve të shkaktuara materiale lëndime trupore pëson shoferi i automjetetit me inicialet R.H ( M/K) i moshës 21 vjeçar i cili ka pranuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit R.H ka incuar fletëparaqitjen për aksidentin e shkaktuar sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 255.2 dhe 53.4 prej 250 euro, ndërsa në anën tjetër ka inicuar edhe një fletëparaqitje ndaj personit që i është besuar të mirëmbanë rrugët nga kompania përkatëse, me inicilaet P.B (M/K) 40 vjeçar sipas ligjit të komunikacionit rrugor, nga neni 202.2 prej 200 euro.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes dhe të përshtatin shpejtësinë në raport me kushtet e rrugës, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje