Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksident komunikacioni me fatalitet

Sot, rreth orës 02:55 në rrugën magjsitrale Ferizaj-Gjilan, në afërsi të udhëkryqit që qonë për në fshatin Mirosale, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, e përshirë një automjet civil i udhëtarëve me targa vendore në lëvizje dhe një automjet –kamionet me targa vendore i parkuar.
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën magjsitrale Ferizaj-Gjilan dhe posa arrinë në afërsi të udhëkryqit që qonw për në fshatin Mirosale, për shkak të mospërshtatjes së shpejtesisë së lëvizjes së automjetit, rruga me kthesë, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet, kalon në anën e majtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes, godet kanalin rreth rrugës, duke u rrokullisur disa herë dhe del jashtë rrugës 68 metra dhe përfundon duke e goditur një automjet –kamionet me targa vendore e cila ishte e parkuar në oborrin e një shtëpie private që ishte skajit tw rrugës kryesore.
Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, përvec dëmeve të shkaktuara materiale në të dy automjetet, humb jetën pasagjeri A.Z ( M/K), i moshës 18 vjeçar, ( vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekwt në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal në Ferizaj) , ndërsa lëndime trupore pësojnë, drejtuesi i automjetit A.Z ( M/K) i moshës 27 vjeçar dhe pasagjeri tjetër F.Z (M/K) i moshës 24 vjecar, të cilët pasi kanë marrw ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, të njëjtit për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku dhe po trajtohen atje.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Prishtinë.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe po e heton rastin .
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje