Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksident i rëndë komunikacioni në fshatin Mrasorë të Rahovecit

Gjakovë, 11 shtator 2017

   

Me datë 11. 09. 2017 në ora11:20 në rrugën magjistrale Gjakovë- Prishtinë në fshatin Mrasorë ka ndodhur aksident i rëndë komunikacioni ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe disa të tjerë janë lënduar.

Deri te aksidenti ka ardhur përderisa një automjet udhëtarësh hyn në tejkalim në mënyrë të pasigurt me ç rast  godet një automjet tjetër në lëvizje i cili ishte në krahun e kundër e pastaj përplaset drejtë për së drejti edhe në automjetin tjetër i cili po ashtu ishte në drejtim të kundërt.

Si pasojë humb jetën në vendin e ngjarjes ngasësi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin dhe lëndohen disa të tjerë të cilët dërgohen në qendrat Emergjente në Gjakovë dhe Pejë.

Viktimë e këtij aksidenti është personi  I . B,  79 vjeçar kosovar/shqiptar.

Të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes dhe rasti po hetohet nga njësiti i Trafikut Rajonal në Gjakovë.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje