Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksident fatal

Grejkoc-Suharekë, 02 dhjetor
Rreth orës 17:00, në rrugën lokale të fshatit Grejkoc, më saktësisht tek “Lapidari i dëshmorëve”, ka ndodhur një aksident trafiku i cili për pasojë ka lënë të vdekur një këmbësor të vitlindjes 1954. Sipas hetuesve policorë të aksidenteve të trafikut, thuhet se aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit me kushtet atmosferike dhe rrethanat tjera në rrugë. Këmbësori i lënduar është transferuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren nga shoferi që kishte shkaktuar aksidentin, mirëpo kishte arritur pa shenja jete thonë mjekët. Në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit ishte i pranishëm edhe prokurori i shtetit. Trupi i pa jetë dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa shoferi ndalët nën masën e arrestit policor. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje